Mungon opozita, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 në mungesë të korumi, pasi deputetët opozitarë munguan.

Anëtari i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja akuzoi opozitarët për sabotim të punës së këtij komisioni.

Në rend të ditës ka qenë e paraparë të intervistohen dëshmitarët: Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024