Donjeta Sadiku pëson nga nënkampionia botërore Paola Pana e Kolumbisë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është rikthyer sonte në ring në kërkim të fitores së dytë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Pasi mposhti në duelin e parë Thanaya Somnuek nga Tajlanda me rezultat 3:2, Donjeta (25) është përballur në 1/8-tën e finales me nënkampionen e botës Paola Angie Valdes Pana (24) nga Kolumbia, në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Në rast të fitores, Donjeta do të ishte kështu vetëm një fitore larg medaljes olimpike, për të cilën ajo ka deklaruar se do të jep gjithçka nga vetvetja për ta rrëmbyer.
Megjithatë, boksierja kolumbiane u tregua më e mirë në të tri raundet dhe gjyqtarët vendosën në favor të saj 3:2. Në këtë mënyrë Donjeta Sadiku nuk do të vazhdojë garat olimpike.
Nëse do të kalonte këtë kundërshtare, atëherë do të përballej në çerekfinale me irlandezen Kellie Harrington (34), e cila eliminoi sot italianen Alessia Mesiano 5:0 me vendim të gjyqtarëve.
Kjo është hera e dytë që Donjeta merr pjesë në Lojërat Olimpike, ndërsa hera e parë është me normë.