​Akil Gjakova mbetet pa medalje olimpike
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paris. Pasi u ndal në gjysmëfinale, Akili luftoi për medaljen e bronztë olimpike, por edhe aty pësoi disfatë në ballafaqim me xhudistin nga Japonia, Soichi Hashimoto.

Ndryshe, deri te lufta për medalje të bronztë, Akil Gjakova realizoi tri fitore. Në luftën e parë e mposhti me Ippon brazilianin Cargnin. Në luftën e dytë ai e mposhti po ashtu me Ippon austriakun Gassner, ndërsa në luftën për në gjysmëfinale triumfoi në Golden Score kundër xhudistit italian Lumbardo para se të ndalej nga Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani.

Megjithatë, paraqitja e sportistëve kosovar në Lojërat Olimpike për ditën e sotme nuk mbaron këto pasi nga ora 20:00 në ring do të paraqitet boksierja Donjeta Sadiku e cila do ta kërkojë fitoren e dytë.

Ajo do të ballafaqohet me boksieren nga Kolumbia, Paoloa Angle Valdes Pana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024