Komisioni Hetimor interviston ish-ministra të Arsimit: Nuk u përgjigjem deputetëve të pushtetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përkundër mungesës së kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit, Komisioni Hetimor për tekstet shkollore po vazhdon mbledhjen.

Anëtarët e komisionit nga mazhoranca caktuan deputeten Arjeta Fejza kryesuese të mbledhjes së sotme, mirëpo kjo u konsiderua joligjore dhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendit nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kishte ardhur të intervistohet në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.

Ajo tha se nuk mund t'iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të pushtetit pasi bëhen pjesë e shkeljes ligjore.

Sipas saj, kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e cakton vetëm seanca plenare dhe jo komisioni.

Pavarësisht kësaj, deputetët nga mazhoranca insistuan se veprimi i tyre është në përputhje me ligjin për hetim parlamentar. Aktualisht është duke u intervistuar ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024