Osmani: Suksesi i Distrias të jetë ogur i mirë për garat në vazhdim
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar të gjithë ekipin olimpik të Kosovës që po merr pjesë në Lojërat Olimpike në Paris para kthimit të saj në Kosovë.
E para e vendit ishte e pranishme gjatë suksesit të xhudistes Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjendtë dhe ajo ka thënë se medalja e Disit do të jetë motiv shtesë për garuesit e tjerë që të synojë medalje, raporton KosovaPress.
“Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndryshe, në podium sot Kosova do të përfaqësohet nga Akil e Nora Gjakova në xhudo si dhe nga Donjeta Sadiku në boks.