Sot në orën 18:00 pritet të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend të Shqipërisë. Në këtë seancë, pritet të bëhet votimi i fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Emri i Spiropalit si kandidaturë për krye parlamentare u propozua nga vetë Rama në Kongresin e PS-së që u mbajt të dielën.Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, e solli në vëmendje emrin e Elisa Spiropalit, e cila prej vitesh është ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot në Kuvend socialistët do të jenë edhe në pritje të dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, për lirimin nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga Rama.Kuvendi do të bëjë edhe dy ndryshime të tjera të rëndësishme. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e socialistëve do të jetë Bledi Çuçi, i cilin deri më tani ka drejtuar grupin parlamentar socialist. Në këtë pozicion Rama propozoi Niko Peleshin, i cili nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes. Taulant Balla u propozua në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes./rtsh.al/