Rezultatet e raportit të Auditimit për 2023 kanë evidentuar më së shumti mangësi në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministrinë e Arsimit, ndër komunat përmenden Malisheva, Vushtrria dhe Ferizaj, teksa te ndërmarrjet publike Trepça, KRU Prishtina, Termokosi dhe KRU Hidrodrini.
Ndihmësi i auditorit të përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Zukë Zuka, ka thënë për KosovaPress se në raportet e auditimit për 2023 mangësitë më të mëdha ndërlidhen me keq klasifikimin e shpenzimeve, regjistrimin e pasurisë, proceset e prokurimit, tejkalimet e pozicioneve.
Ai ka bërë të ditur se janë audituar të gjitha komunat në Kosovë, teksa lëshimet ka folur edhe mbi mangësitë e evidentuara në institucione dhe ndërmarrjet publike, ku ka thënë se lëshimet më së shumti kanë të bëjnë me procesin e prokurimit dhe hartimin e pasqyrave financiare.
Në vitin 2023, nga auditimi del se 38 çështje janë më pak se vitin e kaluar dhe cilësohet si vit me raporte me numër shumë më të ulët. Në nivelin qendror numri i gjetjeve është 35 më pak, te ndërmarrjet publike 20, ndërsa te niveli lokal numri është më i lartë sesa vitin e kaluar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/ministrja-arberie-nagavci-shume-e-dobet-duhet-te-jap-doreheqje