Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se moti për javën e ardhshme do të mbajë kryesisht me diell, ndërsa temeperaurat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.
Të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve”, thuhët në njoftim.