Avokatët në Kosovë dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk besojnë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta ekstradojnë në Serbi ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin.
Ramadani është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.Por, avokati Arbër Jahari deklaron për KosovaPress se Maqedonia e Veriut e ka të qartë që përndjeka që po u bëhet ish-ushtarëve të UÇK-së nga Serbia është me dosje të sajuara.
Në anën tjetër institucionet e Kosovës janë duke kërkuar lirimin e tij.
Madje, Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të Blerim Ramadanit dhe kthimin e tij në familje.
Kurse, nënkryetari i Degës së OVL UÇK-së, dega në Ferizaj, Luan Jahiri përmes një përgjigje me shkrim thotë se ajo që ka ndodhur më ish -ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin është shqetësuese.
Më 25 korrik në Ferizaj, u mbajt një protestë gjithëpopullore me moton “Liri për çlirimtarin”, në mbështetje të bashkëluftëtarit nga Ferizaj, Blerim Ramadani.
Protesta ishte organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, dega në Ferizaj së bashku me familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së dhe qytetarë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/protesta-ne-ferizaj-kerkohet-lirimi-i-blerim-ramadanit