“Mushkëria e hekurt”, nisi përdorimin para 96 vjetësh
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 29 korrik 1928, u përdor për herë të parë “mushkëria e hekurt” siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në spitalin Bellevue të Nju Jorkut, spitali më i madh publik.

Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor.

Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa pasur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, por ai mund ta mbajë atë me vetë, në mënyrë që ta ndihmojë në çdo kohë për të normalizuar frymëmarrjen./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024