Tragjedi në Paris: Një trajner boksi vdiq në fshatin Olimpik
Lexohet për: 2 min.
g23g3
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, 60-vjeç, vdiq nga arresti kardiak në fshatin Olimpik, njoftoi Komiteti Olimpik i Samoas (SASNOC).

“Lionel ishte një nga trajnerët më të mirë të boksit në Samoa. Mendimet tona dhe të gjithë komunitetit sportiv samoan janë me familjen e Lionel, boksierët dhe miqtë e tij. Do të na mungojë shumë”, tha presidentja e SASNOC Paula Talalelei Pauga.

“Bordi Samoan nuk do të bëjë deklarata të mëtejshme dhe do të kërkojë që privatësia e familjes së Lionel dhe atletit të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ai.

Ky lajm tragjik është konfirmuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit.

“Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Lionel Eliko Fatupaito, trajnerit kombëtar të boksit të Samoas, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht. Përkushtimi dhe pasioni i Lionelit për këtë sport la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e boksit. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme”, tha IBA.

Samoa ka një boksier për Lojërat Olimpike të Parisit - Ato Plodzicki-Faoagali në kategorinë e peshave të rënda. Gjithsej 24 sportistë do të përfaqësojnë Samoan në nëntë sporte në kryeqytetin francez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024