Konvertimi i patentë-shoferëve, ky është numri i serbëve që kanë aplikuar deri sot
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me të dhënat mbi numrin e serbëve, të cilët kanë aplikuar për konvertim të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se janë gjithsej 3.941 serbë në të gjitha komunat e Kosovës që kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve, teksa deri në përmbylljen e afatit kanë mbetur edhe dy javë.

“Nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm.  I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patentë-shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024