Kosova ia nis mbarë, Donjeta Sadiku mposht tajlandezen në Lojërat Olimpike
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Donjeta Sadiku është sportistja e parë kosovare që ka nisur garat në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja jonë sonte kishte përballë Thamanya Somnuek nga Tajlanda në kategorinë 60 kilogram.

Sadiku, e cila konsiderohet ndër boksieret me goditjen më të fortë në kategorinë  në 60 kg, u tregua mjaft e mirë në raundin e tretë.

Me vendim të gjyqtarëve 3:2, Donjeta Sadiku ka fituar duelin përballë kundërshtares.

Ndryshe, ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike përbëhet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka – xhudo, Donjeta Sadiku – boks, Gresa Bakraqi- atletikë, Hana Beiqi e Adell Saboviq - not.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024