Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
merdare-per-ismailin-120823
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë ka shkaktuar kolona në hyrje në Merdares.

Pritjet në këtë pikë të kalimit kufitar janë nga dy orë deri në dy orë e gjysmë. Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare nuk dihet, ndërsa në dalje është 500 metra dhe pritjet janë nga 150 deri në 180 minuta sipas të dhënave të orës 19:21 sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje në hyrje të pikës tjetër të kalimit kufitar Muçibabë janë nga 10 deri në 20 minuta, ndërsa kolona është 150 metra. Në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë po ashtu nga 10 deri 20 minuta, teksa kolona është 500 metra e gjatë.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Kullë pritjet në hyrje janë nga 30-35 minuta me kolona 150 metra, ndërsa në hyrje pritjet janë 25-30 minuta me kolona 100 metra.

Kolonë ka edhe te Dheu i Bardhë në hyrje prej 100 metra me pritje nga 20 deri 30 minuta, ndërsa në falje të kësaj pike të kalimit kufitar pritjet janë 50-60 minuta me kolona deri në 50 metra.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare kryesisht pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024