Milani po e konsideron transferimin e yllit të skuadrës olimpike të Francës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Milani thuhet se po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Borussia Mönchengladbach dhe anëtarin e skuadrës së futbollit olimpik të Francës, Manu Koné, këtë verë.

Sipas përditësimeve nga eksperti i transferimeve Matteo Moretto, Milani ka interes ‘konkret’ për 23-vjeçarin, i cili tani ka përfunduar tre sezone të plota në Bundesligë pas kalimit nga Toulouse në vitin 2021, raporton KosovaPress.

Kone thuhet se është një profil lojtari që është me interes të veçantë për ekipin drejtues të Milanit.

Kuqezinjtë janë përpjekur të shtojnë një tjetër mesfushor në radhët e tyre këtë verë, por një lëvizje për Youssouf Fofanan e Monacos hasi në vështirësi gjatë javës së fundit.

Klubi ishte përpjekur të binte dakord për një tarifë në regjionin e 14 milionë eurove plus bonuse dhe shtesa, por interesimi nga Manchester United dhe Atletico Madrid e detyroi Monacon të rriste çmimin e tyre të kërkuar në mbi 30 milion euro.

Adrien Rabiot, i cili aktualisht është në dispozicion si lojtar i lirë, ishte përmendur gjithashtu si një opsion i mundshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024