Inter thuhet se ka refuzuar qasjen e Juventusit për mesfushorin Davide Frattesi, por që është gati të dërgojë Martin Satrianon në Brest për 7 milionë euro.
Interi po përgatitet të mbrojë statusin e kampionit në Serie A në sezonin 2024/2025 dhe nuk po mendon të shesë lojtarët më të mirë të skuadrës, raporton KosovaPress.
Mesfushorët po luajnë një rol kyç nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe “Gazzetta” thekson se vetëm Real Madridi shënoi më shumë gola se “Nerazzurri” me mesfushorë gjatë sezonit 2023/24.
Bayern Munichu ishte i lidhur me një lëvizje për Hakan Calhanoglu në fillim të korrikut, por që te Interi nuk ishin të gatshëm ta shisnin për më pak se 70 milionë euro dhe turku vendosi të qëndronte në “Stadio Meazza”.
Në të njëjtën kohë, sipas “Foot Mercatos”, kampioni në fuqi i Serie A ka pranuar një ofertë nga Brest për Satrianon. Oferta nga klubi francez ishte me vlerë 7 milionë euro, por sulmuesi uruguaian është ende në bisedime me klubin ku kaloi sezonin e fundit në huazim.