Parku Kombëtar i Vjosës, Kumbaro: Përtej plazhit, pushuesit zgjedhin ekoturizmin
Turizem
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë këtij viti vizitorë vendas e të huaj po eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës për eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë deri tek rafting dhe sportet e aventurës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, të Shqipërisë, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga nga lumi Vjosa, ku adhurues të sporteve ujore ushtrojnë sportin ujor të rafting.

“Parku Kombëtar po vizitohet e shijohet në gjithë shumëllojshmërinë e aktiviteteve që ofron, nga rafting tek agroturizmet për pushuesit që përtej plazhit zgjedhin ekoturizmin në zonat e mbrojtura”, theksoi Kumbaro.

Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.

Çfarë e bën këtë lum vërtetë të veçantë ndërkombëtarisht është fakti, se pothuajse të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Europë.

Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024