Zgjedhjet në Himarë, sot nis fushata zgjedhore
Sot nis fushata zgjedhore për kryebashkiakun e Himarës. Kjo do të jetë një nga fushatat më të shkurtra të zhvilluara ndonjëherë, pasi do zgjasë vetëm 1 javë, deri në datën 2 gusht, në data 3 është heshtje zgjedhore, ndërsa në datën 4 votohet.
Përballë janë Partia Socialiste që kandidon me Vangjel Tavon dhe Partia Demokratike që është në koalicion me disa parti të tjerë, dhe garon me Petro Gjikurinë.
Këto zgjedhje mbahen vetëm për kryetarin e bashkisë, pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg për blerje votash.
Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste do renditet i pari në fletën e votimit, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti.
Në bashkinë Himarë janë të regjistruar rreth 22 mijë zgjedhës, por në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar vetëm 7 mijë zgjedhës./RTSH