Shpallja e zgjedhjeve, partitë në pritje të presidentes për caktimin e datës
Lexohet për: 3 min.
Votimet ne Zgjedhje - ILUSTRIME (16 of 31)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur afati ligjor kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mund të shpallë zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pas dërgimit të ftesës për liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve, mundësia më e madhe e mbajtjes së tyre po shihet fundi i muajit janar apo fillimi i muajit shkurt 2025. Ftesën e presidentes e kanë konfirmuar partitë politike, derisa edhe shprehën të gatshme për zgjedhje parlamentare. Në anën tjetër, monitoruesit e zgjedhjeve kërkojnë nga presidentja që t'i shpallë zgjedhjet dhe të caktojë datën sa më herët që është e mundshme, në mënyrë që KQZ-ja, të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për përgatitjen sa më të mirë të procesit zgjedhor, duke ditur edhe ndryshimet ligjore që janë bërë.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja parlamentare.

Deputeti i mazhorancës, Arbër Rexhaj, thotë për KosovaPress, se janë të hapur edhe për zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të njëjtat të mbahen në vjeshtë.

“Jemi në një teren politik dhe në politikë gjithçka është e mundshme. Ne jemi të hapur për zgjedhje dhe kemi qenë edhe atëherë për zgjedhje të parakohshme, kemi kryer edhe punën e opozitës meqenëse s’ka opozitë. Besoj se në çfarëdo varianti që janë të gatshëm partitë opozitare, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje,”, thekson Rexhaj.

Ftesën e presidentës për konsultime rreth shpalljes së zgjedhjeve të rregullta e konfirmuan në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa përmes një përgjigje me shkrim bëri të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku do t'i përgjigjet pozitivisht të njëjtës.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se presidentja Osmani në muajin gusht duhet të caktojë datën e zgjedhjeve me dakordimin edhe të partive politike.

Në anën tjetër hulumtuesi në Institutin Demokratik(KDI), Eugen Cakolli thotë për KosovaPress, se në bazë të Ligjit për Zgjedhje, presidentja Osmani prej datës 25 korrik, ka qenë  e autorizuar të ftojë partitë politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve dhe shpalljes së tyre.

Ai deklaron se presidentja duhet t'i shpallë zgjedhjet sa më heret në mënyrë që KQZ-ja të përgatitet për organizimin e tyre, duke marrë parasysh ndryshimet ligjore, votimin në ambasada dhe rritjen e mundësisë së votimit deri në dhjetë kandidatë.

Lajmi në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024