Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024
Lexohet për: 2 min.
Antalya, Turkey - August 18, 2023: Paris 2024 Olympic Games flag in front of blurred Paris skyline
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike ceremonia e hapjes nuk do të mbahet në stadium.

Rreth 10 mijë e 500 sportistë do të jenë në pothuajse 100 varka që do të lundrojnë në lumin Sena dhe do të kalojnë pranë disa prej monumenteve më të njohura parisiene.

Ja pse mungojnë Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024 • KosovaPress

Varkat me sportistët do të mbërrijnë përfundimisht përballë Trocaderos, shëtitores përballë Kullës Eifel. Aty do të bëhet pjesa zyrtare e protokollit dhe ndezja e flakës olimpike, raporton KosovaPress.

Regjisori kryesor i ceremonisë së hapjes është Thomas Jolly, regjisor dhe aktor francez i teatrit, dhe ndonëse detajet ende mbahen kryesisht sekrete, është bërë e ditur se do të performojnë rreth tre mijë artistë, nga të cilët 400 do të jenë kërcimtarë.

Rreth 600 mijë njerëz pritet të ndjekin drejtpërdrejt ceremoninë në Paris. Rreth 222 mijë bileta ishin falas, ndërsa 104 mijë u shitën. Për ata që do të jenë në Paris, por jo në vetë eventin, janë përgatitur 80 ekrane të mëdha në të gjithë qytetin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024