Osmani pritet nga presidenti Macron, thotë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë
Lexohet për: 1 min.
vjosa osmani
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Këtë presidentja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Ajo ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.

https://kosovapress.com/lojerat-olimpike-kurti-merr-pjese-ne-pritjen-e-organizuar-nga-macron

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024