Lajçakut i vazhdohet mandati deri në fund të janarit 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli i BE-së ka vazhduar mandatin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi u bë i ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill 2020. Më herët, Lajçak ishte nominuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024