Sot Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kosova sot shënon me një sërë aktivitetesh Ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës dhe me rastin e 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri.
Në ora 10:00 mbahen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në ora 13:00 mbahen homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri- Zupç – Zubin Potok, ndërsa nga ora 14:00 mbahet gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës - Liqeni i Ujmanit – Ura e parë.
Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.
26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.
Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.
Kosova shënon me shumë aktivitete Ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë
Kosova do të shënojë me një sërë aktivitetesh të premten Ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës dhe me rastin e 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri.
26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.
Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.