KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë
Lexohet për: 1 min.
6
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.

Aviacioni amerikan ndërhyri me tre helikopterë të pajisur me kova uji, dy prej tyre kanë fluturuar në Shqipëri dhe një në Babaj Bokë afër Gjakovës, për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.

Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024