Festivali Sunny Hill, skena ndizet me artistët vendorë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka nisur edicioni më i ri i festivalit të madh “Sunny Hill” në Prishtinë, në prani të mijëra fansave që për katër net me radhë do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën madhështore të krijuar nga këngëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përveç dy skenave spektakolare brenda hapësirave të festivalit gjithashtu është pjesa “Chill zone”, dua.com për njerëzit beqarë që duan të gjejnë “fatin”.

Hapja e këtij festivali është bërë nga këngëtari i njohur Mozzik. Po ashtu sonte për herë të parë do të performojë këngëtarja e famshme, Bebe Rexha. Pas skenës kryesore, do të jetë skena e dytë ku do të ketë muzikë elektro miks nga BlackCoffe.

Pjesë e festivalit që do të zgjasë deri më 28 korrik janë këngëtarë me renome botërore si DJ Snake, The Blaze, The Martinez Brothers, Stormzy, Burna Boy dhe shumë të tjerë, ndërsa nga këngëtarët e skenës vendore janë yjet Ledri Vula, MC Kresha Lyrical Son, Capital T, Adrian Berisha, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Dhurata Dora./A.Shala

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024