Greqia firmos, dërgon letër pranimi në SHBA për 20 avionë F-35
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Greqia njoftoi sot se nënshkroi dhe dërgoi një Letër Pranimi (LOA) për 20 avionë F-35 në SHBA.

“Kemi vazhduar me dërgimin e kësaj letre që shënon fillimin e negociatave për kontratën, e cila shpresoj se do të përmbyllet së shpejti”, tha ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias gjatë një vizite në bazën ajrore të Elefsinës në perëndim të Athinës.

"Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë," tha ai.

“Sot, qeveria greke finalizoi synimin e saj për të blerë 20 avionë Lockheed Martin F-35 Lightning II duke nënshkruar një Letër Oferte dhe Pranimi (LOA) përmes një Shitje Ushtarake të Jashtme të qeverisë së SHBA. LOA përfshin gjithashtu një opsion për 20 avionë shtesë,” konfirmoi Lockheed Martin, prodhuesi i avionëve.

Forcat Ajrore Greke do të blejnë 20 avionë luftarakë F-35 për 3.47 miliardë euro sipas marrëveshjes, detajet dhe përmbajtja e plotë e të cilëve nuk u zbuluan. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024