Shuhen 20 vatra zjarri në 24 orë, flakët përhapen në Zogaj të Tropojës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit nga forcat operacionale të Shqipërisë, ndërsa 2 vatra zjarri mbeten ende aktive.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se problematike është situata në fshatin Zogaj të Tropojës, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktivizohet.

Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë së Tropojës dhe Hasit.

Në vijim është edhe operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj të Lezhës. 50 efektivë të Forcave të Armatosura janë bashkuar për të shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit./rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024