Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten do të ketë një takim me kandidaten për president të SHBA-së dhe nënpresidenten aktuale, Kamala Harris.

Kreu i qeverisë izraelite ka udhëtuar drejt SHBA-së për t’u takuar me Joe Biden dhe për ta informuar për ecurinë e bisedimeve në lidhje me armëpushimin në Rripin e Gazës.

Netanyahu do të dëgjojë qëndrimet e Kamala Harris për situatën në Lindjen e Mesme dhe do të përditësojë planet e tij, si në aspektin e operacioneve për eliminimin e Hamasit në Rripin e Gazës, ashtu edhe për ditën e nesërme, si dhe zhvillimet në frontin verior, me sulmet e Hezbollahut nga territori libanez. /vizionplus.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024