Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin dy ditë më herët për sportin e futbollit. Dheato filluan menjëherë me një fatkeqësi të madhe në ndeshjen Argjentinë-Marok. Gjithçka shkoi mirë derisa “Albicelestët” barazuan (2-2) pas 16 minutave shtesë falë golit të realizuar nga Medina.
Në atë moment, tifozët marokenë vendosin fillimisht të hedhin objekte dhe fishekzjarre ndaj lojtarëve të Amerikës së Jugut dhe më pas të pushtojnë fushën, duke e detyruar arbitrin të kthejë skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe të pezullojë ndeshjen.Surpriza e ditës është sigurisht fitorja 2-1 e Marokut ndaj Argjentinës në Saint-Etienne. Marokeni Rahimi ishte protagonist absolut, i cili shënoi një dygolësh në 45'+2' dhe në minutën e 51-të nga penalltia. Rikthimi i Argjentinës u arrit nga Giuliano Simeone, më i riu nga djemtë e “Cholos”, në minutën e 68-të dhe nga Medina në minutën e 16-të të një rikuperimi të pabesueshëm. Por pas gati dy orësh vjen epilogu i pabesueshëm: rifillimi i ndeshjes, gol i anuluar për pozicion jashtë loje dhe surpriza e parë e madhe.