Arrestohet në Paris kuzhinieri rus pasi u kishte dhënë informacion shërbimeve sekrete të Moskës
Një kuzhinier rus, që jetonte në qendër të Parisit, u arrestua nën akuzat e konspiracionit në agimin e së dielës së kaluar. Agjentët e BRI-së (Brigada e Kërkimit dhe Ndërhyrjes) e kapën atë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, gjatë së cilës u gjet edhe një dokument që e lidhte atë me një njësi elitare të FSB-së, forcat speciale ruse.
Për këtë tashmë po zhvillohet një hetim për ndarjen e "inteligjencës me një fuqi të huaj me qëllim provokimin e armiqësisë në Francë", një krim që dënohet deri në tridhjetë vjet burg. Kërcënimi terrorist aktualisht përjashtohet, por ka prova të një komploti në shkallë të gjerë që mund të kishte pasur pasoja të rënda gjatë Lojërave Olimpike, përcjellë KosovaPress.
Shërbimet sekrete franceze, të cilët e kishin vëzhguar prej muajsh, përgjuan disa biseda mes homologëve rusë dhe kuzhinierit. Muajin e kaluar, Microsoft ngriti alarmin, duke shpjeguar se Rusia po përpiqej të bojkotonte ngjarjen duke krijuar faqe interneti të rreme dhe duke përdorur inteligjencën artificiale për të nxitur shqetësimet për një sulm terrorist.