Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua sot në rrugën Malishevë-Rahovec
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orët e paradites në rrugën Malishevë-Rahovec. Kurse, dy persona të tjerë janë lënduar.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai, ka thënë se në aksident janë përfshire dy vetura.

“Sot rreth orës 07:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Astrazub-Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec). Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësor (femër e moshës madhore). Këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Sipas Elezajt, me vendim të prokurorit të  shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024