Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Kurse, lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjalë me urdhër të prokurorit një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejmë ligjore.
“Rreth orës 14:00 në autostradën "Arbën Xhaferi" Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë përshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeçar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnjë e më shqetësuese, andaj kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë është domosdoshmëri për një siguri me te madhe rrugore”, ka thënë Daut Hoxha.