Suspendohet nga puna zyrtari korrektues, dyshohet për sjellje të papërshtatshme
Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se ka marrë vendimi për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit.
SHKK bën të ditur se ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme.
Lidhur me këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se janë të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje.