Në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) sonte vjen mbrëma “Opera Night” me protagonistë tenorin Riccardo Della Sciucca dhe sopranon Sara Rossini, të cilët do të interpretojnë në skenën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, nga ora 20:00. Dyshja italiane, gjatë interpretimit të veprave të G.Puccinit do të shoqërohet nga pianistja Ardita Bufaj.
Riccardo Della Sciucca u bë i njohur pasi mori çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Operas “Adriana Maliponte” dhe “Angelo Loforese” në Milano. Pastaj zhvilloi talentin në ‘Accademia di Perfezionamento per Cantanti Lirici’ në teatrin ‘La Scala’ ku debutoi në rolin e Nadir në ‘Ali Baba and Forty Thieves’. Në vitin 2020, debutoi në ‘Teatro del Maggio Musicale Fiorentino’ në rolin e Cassios në shfaqjen operistike të Verdit ‘Otello’ nën dirigjimin e maestro Zubin Mehta, shfaqje e cila u transmetua drejtpërdrejt në RAI5.
Ndërsa, Sara Rossini ka diplomuar në ‘Conservatorio G. Verdi’ në Milano, duke u zhvilluar pastaj në akademinë e ‘Teatro alla Scala’. Karriera e saj përfshin çmime në konkurse prestigjioze si Konkursi Ndërkombëtar i Operas ‘Umberto Giordano’, Konkursi Ndërkombëtar ‘Spiros Argiris’ dhe në Konkursi AsLiCo. Ka debutuar në role të rëndësishme në shtëpi operistike në gjithë Evropën dhe përtej, duke përfshirë Mimi në ‘La Bohème’, Lauretta në ‘Gianni Schicchi’ dhe Sophie në ‘Werther’.
Krahas arritjeve operistike, Sara Rossini dallohet edhe si soliste në vepra simfonike dhe koncerte vokale. Si soliste ka interpretuar në vepra si “Petite Messe Solennelle” e G. Rossinit në ‘Teatro alla Scala’etj.