Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për veprën penale “Shpëlarja e parave”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023, “Shpëlarja e parave”.Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 Euro., për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëj konfiskimin e saj.
Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit.
Ndërkaq, për të pandehurit E.K dhe M.V, po ashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.