Rreth 60 fëmijë me autizëm rrezikohen të mbesin pa shërbime nga Shoqata Autizëm, kjo për shkak rritjes së çmimit nga 7.50 sa ishte në 12 euro. Kështu kanë deklaruar prindërit që sjellin fëmijët në këtë qendër, të cilët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të ndihmojnë në këtë drejtim, në të kundërtën nga gushti do t’i ndalin fëmijët në shtëpi. Derisa nga kjo shoqatë kanë arsyetuar rritjen e çmimit, duke thënë se nuk ka donacione.
Këngëtarja Arta Bajrami, e cila ka fëmijë me autizëm, derisa kërkon nga komuna por edhe shteti që të marrë masa në këtë drejtim, konsideron se sa më shpejtë duhet të gjendet një zgjidhje për fëmijët me nevoja të veçanta.Valentina Rrahmani, nënë e një fëmije me autizëm, është shprehur po ashtu e shqetësuar me këtë situatë.
Edhe një prind tjetër, Rashit Gashi, i cili ballafaqohet me këtë problem, ka thënë se rritja e çmimeve është e papërballueshme për familjet.Ndërsa edhe prindi Safete Gashi ka thënë se si lloj proteste karshi kësaj rritje të çmimit, do të detyrohen t’i ndalin fëmijët në shtëpi dhe mos t’i sjellin në qendër me këtë çmim.
Ndërkaq, anëtari i bordit të Shoqatës së Autizimit, Cenë Krasniqi derisa ka thënë se që 15 vite po përballen me këtë sfidë, ka arsyetuar rritjen e këtij çmimi.