Kurti: Qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për rastin e Faton Hajrizit nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtarë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit.

Sipas tij, hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

"Qytetarët të mos bien pre e heroizmit të Faton Hajrizit. Patriot është rreshteri Afrim Bunjaku që ra heroikisht gjatë sulmit terrorist në Banjskë", tha ai.

Krahas këtyre, kreu qeveritar kritikoi Prokurorinë për vonesa në ngritjen e aktakuzës për Milan Radoiçiq, përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë.

Sipas tij, as pas 10 muajve prokuroria s'ka lëvizur në këtë drejtim, ndërkaq nuk iu deshën as 10 orë që të merret në pyetje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një postim të saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024