Musk tregon kur do t’ia nisin punës robotët humanoidë në Tesla
Lexohet për: 1 min.
f32f32
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Tesla do të ketë robotë humanoidë në prodhim në shkallë të vogël për përdorim të brendshëm vitin e ardhshëm.

Lajmi u bë sot i ditur nga Elon Musk, disa muaj pasi njoftoi se prodhimi do të fillonte në fund të vitit 2024.

Prodhuesi i automjeteve shpreson të ketë robotë në prodhim të lartë për kompanitë e tjera në vitin 2026, tha Musk në X.

Musk tha në prill se roboti Tesla, i quajtur Optimus, do të jetë në gjendje të kryejë detyra në fabrikë deri në fund të këtij viti dhe mund të jetë gati për shitje në fund të vitit 2025.

Robotët humanoidë janë duke u zhvilluar për vite në Honda të Japonisë dhe Boston Dynamics, si kundërpërgjigje ndaj mungesës së fuqisë punëtore dhe  zëvendësimit të njerëzve në punë të rrezikshme në logjistikë dhe prodhim.

Në shtator 2022, Tesla prezantoi gjeneratën e parë të robotit Optimus - Bumblebee. Këtë vit, kompania publikoi një video të robotit të gjeneratës së dytë duke palosur një bluzë në një fabrikë të Tesla-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024