Mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi, policia intervenon në 13 raste
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në organizime festive në mbarë vendin.

Përveç shtimit të prezencës policore në ambiente të hapura ku mbahen organizime festive, Policia e Kosovës po ndërmerr veprime konkrete edhe në konfiskimin e armëve dhe mjeteve tjera të kundërligjshme që fatkeqësisht ende po përdoren në ahengje të ndryshme.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit PK-ja ka reaguar në dy raste të ndryshme ku ka pasur të shtëna festive dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja, përderisa gjatë muajit korrik 2024 ka reaguar në 13 raste, të gjitha në ahengje, si dhe ka sekuestruar 11 armë dhe municione.

Posedimi dhe përdorimi i armëve në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj policia apelon të festohet me zemër e jo me armë.

“Mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi”, porosit policia, e cila fton qytetarët të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë në ceremoni festive ku ka prezencë të madhe të njerëzve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024