LVV pret ndryshim të qasjes së BE-së në dialog, opozita skeptike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pret ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në dialog pas zgjedhjes së strukturave të reja. Nga mazhoranca shpresojnë se me ardhjen e Kaja Kallas në krye të politikës së jashtme të BE-së, do të ndërtohet një strategji e re në dialog që mund të sjell rezultate. Mirëpo më skeptik për këtë janë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress, se kryediplomatja e re e BE-së, do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që shtypin dhe cenojnë demokracinë, siç është Serbia.

Por një gjë të tillë nuk e pret deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja opozitare deklaron se pavarësisht ndryshimeve në struktrat udhëheqëse, qasja e BE-së ndaj Kosovës në dialog do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

Mendim të njëjtë shpreh edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrija.

Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas pritet të jetë përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti shpesh herë ka akuzuar kryediplamtin aktual të BE-së, Josep Borrell por edhe ndërmjetësin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak për njëanshmëri në dialog.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024