Ekzekutimi i trefishtë në Memaliaj, gjenden 3 armë me silenciator, çfarë ka mbetur në vendngjarje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes ku u ekzekutuan me kallashnikov 3 persona dhe një tjetër mbeti i plagosur në një lokal në Memaliaj në Shqipëri. Pas mbledhjes së provave që do i shërbejnë hetuesve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të atentatit, forcat zjarrfikëse kanë pastruar zonën nga njollat e gjakut në rrugë.

Gjithashtu policia ka zhvendosur makinën që përdorën autorët në atentat, që më pas e dogjën në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Gjithçka ka mbetur pas janë vetëm goma të djegura e pluhur hiri.

Në vendin ku u dogj makina u gjetën edhe 3 armë më silenciator, që mendohet të jenë përdorur nga autorët për ekzekutim.

Atentati ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut./RTSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024