Rama: Rruga e re turistike Shëngjin-Velipojë, një tjetër aks panoramik mbresëlënës
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë së Shqipërisë.

Një ndër to është edhe rruga e re turistike Shëngjin-Velipojë.

Kryeministri Edi Rama ndan këtë të diel foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj rruge të re turistike, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.

Strategjia e Turizmit 2030 e qeverisë shqiptare ka ndër të tjera në fokus ndërlidhjen më të shpejtë të qyteteve me zonat turistike nga veri në jug. Ura e re mbi lumin Buna, autostrada Thumanë-Kashar pjesë e Korridorit Blu, Ura e madhe e Kukësit, tuneli i Llogorasë, rruga Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit 8, Rruga e Arbrit, janë disa nga veprat e mëdha infrastrukturore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024