Rrufetë vrasin nëntë lopë në Greqi
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrufetë kanë vrarë bagëti dhe kanë shkaktuar zjarre në Greqinë veriore, ndërsa një valë e nxehtë disaditore vazhdon në pjesën më të madhe të Evropës Jugore.

Disa zjarre u raportuan pranë qytetit Kozani, 450 kilometra në veri të Athinës, pas stuhive pa reshje shiu, thanë sot autoritetet.

Më në veri, pranë qytetit të Follorinës, zyrtarë nga Organizata Publike e Sigurimeve Bujqësore thanë se nëntë lopë u vranë dhe disa u plagosën nga rrufeja në një fermë bagëtish.

Temperatura ka rënë lehtë gjatë ditës së sotme, por në disa pjesë të Greqisë ka mbetur deri në 40 gradë, ndërkohë që është deklaruar rreziku i zjarreve në pyje pranë Athinës dhe në pjesën më të madhe të Greqisë jugore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024