Kapiteni i Dritës: Kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në Ligën e Konferencës
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Drita do ta nis aventurën në kualifikimet e Ligës së Konferencës në raundin e dytë, ku atje do të përballet me skuadrën e Breidablik.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më datën 25 të këtij muaji me fillim nga ora 19:15 në Kopavogsvollur të Islandës, raporton KosovaPress.

Kapiteni i Dritës, Rron Broja foli sot për kundërshtarin e Ligës së Konferencës, të cilin e cilësoi “shumë i fortë fizikisht”, por që Drita beson që me punë e angazhim do të kualifikohet tutje.

“E vlerësojmë shumë ekipin e Breidablik, kemi parë dy ndeshjet që ata zhvilluan ditë më parë, janë një ekip shumë i fort fizikisht.

Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin dhe besojmë që me shumë punë e angazhim do të kalojmë tutje sepse në këto nivele të garave duhet të mos nënvlerësohet as edhe një moment i vetëm dhe kërkohet maksimumi për të arritur qëllimin.

Besoj që kemi një grup të lojtarëve shumë kualitativë dhe kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në këtë kompeticion evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024