Rama merr vendim: Pjesëmarrësit e "Sunny Hill Festival”, do të kenë transport publik falas
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që transporti publik të jetë falas për të gjithë ata që marrin pjese në "Sunny Hill Festival”.
Komuna ka njoftuar se transporti për të gjithë pjesëmarrësit do të jetë falas nga data 25 deri më 28 korrik.
Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
VENDIM!
Të gjithë pjesëmarrësit e "Sunny Hill Festival" LIROHEN nga pagesa e transportit publik.
Pra të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik.
Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Pra mund të shkoni e ktheheni nga festivali me autobusë të Trafikut Urban, falas.