Shërbimet globale po i rikthehen normalitetit pas problemit kibernetik
Lexohet për: 2 min.
INTERNETI
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Biznese dhe shërbime në gjithë botën janë gradualisht duke iu kthyer normalitetit, pas një problemi kibernetik, që ka prekur sistemet kompjuterike për disa orë të enjten dhe të premten.

Biznese, banka, spitale dhe kompani ajrore janë prekur më së shumti, pasi një përditësim i sistemit, i nisur prej kompanisë së sigurisë kibernetike Crowdstrike, ka shkuar keq dhe për pasojë është prekur sistemi Microsoft Windows.

Kompania Crowdstrike ka kërkuar falje për komplikimet dhe ka thënë se problemi është rregulluar, mirëpo e ka pranuar që do të duhet kohë derisa të kryhet e gjitha puna.

CrowdStrike, kompani amerikane, është në mesin e kompanive më të njohura në botë, e cila ka më shumë se 20.000 abonues.

Ajo krijon sisteme për t'i mbrojtur pajisjet e klientëve nga viruset kompjuterike.

Kompanitë e fluturimeve kanë raportuar për mijëra fluturime të anuluara dhe operatorët kanë thënë të shtunën se presin që vonesat të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës.

Disa shërbime shëndetësore në Britani, Izrael dhe Gjermani, nuk kanë mundur të ofrohen.

Kaosi global ka rritur shqetësime për cenueshmërinë e teknologjisë së ndërlidhur botërore, dhe shkallën e problemit që mund të shkaktojë problem në përditësim i vetëm një sistemi aq të përhapur./REL

https://kosovapress.com/nderprerje-masive-e-internetit-ne-mbare-boten

https://kosovapress.com/bqk-sistemi-bankar-eshte-funksional-ska-arsye-per-shqetesim

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024