Osmani takon Kallas: Paqja e siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së në Londër.

Osmani ka thënë se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi.

“Gjithnjë kënaqësi të flas me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 47 vendeve evropiane, njëherësh takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024