Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktualisht ndërprerje të mëdha të IT. Fluturimet janë ndalur në aeroportin e Sidneit, ku United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e grupit të Bursës së Londrës po përjeton ndërprerje.
Disa aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar probleme me sistemet e tyre të IT.Në Spanjë janë raportuar “incidente” në të gjitha aeroportet e vendit.
Të katër markat e Govia Thameslink Railway - Southern, Thameslink, Gatëick Express dhe Great Northern - postuan në mediat sociale: “Aktualisht jemi duke përjetuar probleme me IT-në në të gjithë rrjetin tonë”
“Ekipet tona të Teknologjisë po hetojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkakun rrënjësor të problemit. Ne nuk jemi në gjendje të aksesojmë diagramet e shoferëve në vende të caktuara, duke çuar në anulime të mundshme me njoftime të shkurtra, veçanërisht në rrjetet Thameslink dhe Great Northern.
Ndërkaq, Microsoft thotë se po ndërmerr veprime për të zgjidhur problemet e shërbimit ndërsa thekson se ndërprerja e tij filloi rreth orës 18:00 ET të enjten.