Skeleti i dinozaurit shitet për 44.6 milionë dollarë
Magazina
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një skelet i madh dinozauri u shit në ankand në Nju Jork për 44.6 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një fosil.

Shtëpia e ankandeve "Sotheby's" njoftoi se skeleti i një stegosaurus, një barngrënës, i cili u emërua Apex, është 3.4 metra i lartë dhe 8.2 metra i gjatë dhe një nga mbetjet e plota skeletore më të ruajtura të gjetura ndonjëherë.

Skeleti iu shit një blerësi anonim, i cili tha se Apex u lind në Amerikë dhe do të qëndronte atje, sipas BBC.

Paleontologu Jason Cooper zbuloi Apex rastësisht në vitin 2022 në Kolorado.

Skeleti u shit për një shumë 11 herë më të lartë se vlerësimet para ankandit dhe duartrokitjet me atë rast zgjatën për 15 minuta. Në tender morën pjesë shtatë blerës.  Apex eci në Tokë rreth 150 milionë vjet më parë gjatë periudhës së vonë Jurassic. Fosili i mëparshëm i një dinozauri Sten, u shit në vitin 2020 për 31.8 milionë dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024