Nëse e njihni personin në foto, lajmëroni urgjentisht policinë
Lexohet për: 1 min.
IMG-b78c3abbd32132bf8c8a114a55d89a89-V
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personit të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të përcaktimit të identitetit, lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim policor.

Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes më 21 shtator 2023 në Shtërpcë, por që deri më tani policia nuk ka mundur ta identifikojë.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë  policinë përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat do të ruhen në konfidencialitet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024